Vjosa Osmani tashmë është Presidentja e Republikës së Kosovës. Osmani kishte kundërkandidat Nasuf Bejta, i cili menjëherë uroj atë për fitoren.
Bejta fitoren e Osmanit nuk e konsideron humbje por fitore për të gjithë.
“Urime presidente, urime Kosovë! Të humbësh garën nga një kandidate siç është zonja Vjosa Osmani, për mua nuk mund të konsiderohet humbje. Kjo është fitore e të gjithë neve. Ishte nder që i shërbeva interesit shtetëror dhe në këtë mënyrë, u përmbyll vullneti i qytetarëve i shprehur me 14 shkurt. Ky vullnet konsiston me faktin që vendi duhej të bëhej me president. Jam i bindur që zonja Osmani do ta përfaqësoj dinjitetshëm shtetin tonë”, ka shkruar Bejta në urimin e tij për Osmanin./KP