Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka diskutuar për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Ambasadori amerikan në Kosovë thotë diskutimi ishte produktiv dhe se procesi i dialogut i udhëhequr nga Bashkimi Evropian mbetet esencial për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin euro-atlantik.
“Diskutime produktive e të gjera me kryeministrin Albin Kurti dhe Mattew Palmerin nga Departamenti i Shtetit natën e kaluar. Procesi i dialogut i udhëhequr nga BE-ja mbetet esencial për suksesin ekonomik të Kosovës dhe për integrimin euro-atlantik”, ka shkruar Kosnett në twitter. /KP