​Para ndeshjes me Spezian Pioli merr një tjetër lajm të mirë

- in Sport

Ismael Bennacer thuhet se është kthyer në stërvitje dhe është i gatshëm të luajë kundër Spezias të shtunën.

Reprezentuesi algjerian kishte ethe javën e kaluar dhe u la jashtë listës së skuadrës së “Rossonerëve” për t’u përballur me Crotonen të dielën.

Sipas “Calciomercato.com”, ish-mesfushori i Empolit u kthye në stërvitjen grupore sot dhe do të ketë të drejtën të përballet me Spezian fundjavën e ardhshme, përcjell KosovaPress.

Sandro Tonali u stërvit veçmas nga pjesa tjetër e grupit, ndërsa Simon Kjaer pjesërisht u stërvit me ekipin.

Stefano Pioli do të jetë pa të pezulluarin Davide Calabria për ndeshjen kundër Spezias./KosovaPress