Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Gruda me rastin e ikjes në amshim të profesor Zejnullah Grudës.
“Sot iku edukuesi i shumë brezave, prof. dr.Zejnullah Gruda, por shembulli i tij e vepra që la pas do të jetojnë përgjithmonë. Ngushëllime familjes Gruda si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e brezave të shumtë të studentëve që patën nderin ta kenë profesor”, ka shkruar ajo në Facebook.
Zejnullah Gruda ka qenë profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe autor i disa librave./KosovaPress