​Osmani kujton Beau Biden, djalin e presidentit amerikan

- in Lajme

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Beau Biden, iu bashkua përkujtimeve të familjes Biden për të.

Osmani ka shkruar në Facebook se Beau shërbeu në Kosovë, larg familjes dhe vendit të tij, për ta ndihmuar shtetndërtimin në Kosovë dhe funksionimin dhe sundimin e ligjit në vendin tonë. “Prandaj, sot vendosëm lule pranë memorialit dedikuar atij, në përkujtim të shërbimit të kryer prej tij për vendin tonë, si dhe të gjithë atyre burrave e grave që qëndruan pranë nesh në kohë sfiduese, duke i shërbyer paqes e shtetndërtimit në Kosovë”, ka shkruar ajo./KP