Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando ka uruar kryeministrin e sapo zgjedhur Albin Kurti dhe Qeverinë e tij, duke thënë se mezi pret që të bashkëpunojë për fuqizimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve mike.
“Urime kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti dhe Qeverisë së tij. Iu uroj sukses dhe mezi pres të punojmë së bashku në fuqizimin e partneritetit gjithnjë e më shumë mes vendeve tona”, ka shkruar Orlando në Twitter.
Urime për kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e re të Kosovës kanë ardhur edhe nga ambasada e Francës në Prishtinë.
“Urime Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës. Franca është e gatshme të punojë ngushtë me autoritetet e reja në interes të Kosovës dhe popullit të saj”, thuhet në një postim të kësaj ambasade në Facebook.
Qeveria Kurti u zgjodh sot me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim./KP