​Orlando dhe Krasniqi diskutojnë për përmirësimin e efektivitetit të qeverisjes lokale​

- in Lajme

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka takuar ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi me të cilin kanë diskutuar vizionin e tij të qartë, për përmirësimin e efektivitetit dhe përgjegjësisë së qeverisjes lokale.

Orlando, duke e quajtur Krasniqin si mik të madh të Italisë, ka thënë se ai theksoi prioritetin e ndalimit të përhapjes së Covid-19.

“Ne ramë dakord për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh”, ka shkruar Orlando./KP