​Oksfordi pauzon testimin e AstraZeneca te fëmijët

- in Rajoni dhe Bota

Universiteti i Oksfordit ka ndaluar t’u jep fëmijëve dhe adoleshentëve një vaksinë të zhvilluar me AstraZeneca si pjesë e një studimi, në pritje të më shumë informacionit mbi rastet e mpiksjes së gjakut të raportuara pas vaksinimit, raportoi Wall Street Journal të martën.

Agjencia e Barnave evropiane EMA po heton 44 raporte të rasteve jashtëzakonisht të rralla të mpiksjes së trurit, të njohur si trombozë e sinusit venoz cerebral (CVST) dhe pritet të lëshojë gjetjet e saj të mërkurën ose të enjten.

Një zyrtar i EMA tha më herët sot se ekzistonte një “lidhje” e qartë midis vaksinës së kompanisë britanike-suedeze dhe CVST, por që shkaku i vërtetë nuk dihej ende.

Oksfordi do të presë për informacion shtesë nga rregullatori i barnave në Britaninë e Madhe para se të vazhdojë t’u jep vaksinën fëmijëve dhe adoleshentëve si pjesë e kërkimit, tha një zëdhënës i universitetit për Wall Street Journal./KP