​Nuk ndalet Loriana Kuka, kalon në gjysmëfinale

- in Sport

Kosova është afër të fitojë edhe medaljen e katërt në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Loriana Kuka ka arritur sot në gjysmëfinale të kategorisë -78 kg.

Ajo në çerekfinale mundi me ippon austriaken, Bernadette Graf, kurse në raundin e dytë mposhti Anastasya Turchi të Ukrainës. Raundin e parë e kaloi pa luftë./KP