Klubet e Premierligës angleze janë bërë të ditur se do t’i bojkotojnë mediat sociale nga data 30 prill deri më 3 maj në shenjë proteste ndaj abuzimeve dhe fyerjeve raciste që po ndodhin.
Jo vetëm Premierliga, por edhe ligat e rangut më të ulët, duke përfshirë edhe futbollin e femrave do t’i mbyllin të gjitha llogoritë e tyre brenda kësaj periudhe, përcjell KosovaPress.
Chelsea dhe Evertoni tashmë e kanë konfirmuar këtë fushatë, por është paralajmëruar se një gjë të tillë do ta bëjnë edhe dy televizionet e mëdha si Sky Sport dhe BT Sport./KP