​Një muaj paraburgim për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

- in Lajme

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj R.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasje e rëndë në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I pandehuri më 8 shkurt, në Prizren, me dashje tenton ta privojë nga jeta V.H., ku për shkak të një mos marrëveshje, i drejtohet me armë zjarri duke shtënë në drejtim të saj, dhe të njëjtën e qëllon nga mbrapa në pjesën e kraharorit, derisa me këtë rast vë në rrezik jetën e pjesëmarrësve tjerë dhe kalimtarëve të rastit.

Gjithashtu i pandehuri në kundërshtim me ligjin mbi armët, ka poseduar armën e zjarrit- revolen me dy fishekë.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi. /KosovaPress