​Nisin bisedimet, ky mund të jetë trajner i Barcelonës në sezonin e ardhshëm

- in Sport

Me humbjen përball Cela Vigos Barcelona edhe zyrtarisht është dorëzuar në luftën për titullin kampion të La Ligas pasi tashmë kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u luajtur, “katalanasit” kanë shtatë pikë më pak se Atletico Madridi që është lider i tabelës.

Ky sezon ishte mjaftë zhgënjyes për Barcelonën e cila para pak muajsh ndryshoi lidershipin me ardhjen e presidentit të ri, Joao Laporta, përcjell KosovaPress.

Por, ndryshime pritet te këtë edhe në stafin teknik pasi raportohet se “Blaugranët” tashmë janë duke kërkuar një trajner të ri dhe sipas “ARA Esports” tashmë kanë nisur bisedimet me legjendë e klubit Xavi Hernandez.

Xavi shihet si zëvendësuesi ideal i trajnerit aktual Ronald Koeman edhe pse ai së fundi ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën nga Katari, Al Sadd./KP