​Nike lëshon në treg fanellën e katërt të Interit por Serie-A mund ta refuzojë

- in Sport

Kompania e veshjeve Nike ka lëshuar fanelën e katërt të Interit për sezonin 2021-22, por ka raporte që mund të refuzohet nga Lega Serie A.

Një dizajn i fshehtë ishte zbuluar javën e kaluar dhe tani dyqani zyrtar i Nike ka konfirmuar se ky është dizajni.

Ai përfshin modelin e ri të logos së Interit, por përndryshe është një kombinim me modele, ngjyra dhe forma të ndryshme, përcjellë KosovaPress.

“Calcio e Finanza” paralajmëron që Interi mund të mos lejohet ta veshë atë në ndeshjet zyrtare, sepse rregullat e Lega Serie A përcaktojnë që fanellat duhet të kenë më së shumti tre ngjyra të dallueshme.

Ka vend për diskutim dhe Interi mund të lejohet të përdor nëse ata bëjnë një kërkesë zyrtare./KP