Në provincën austriake të Tirolit, lloji i koronavirusit në Afrikën e Jugut po përhapet me shpejtësi të madhe dhe po prek të gjitha komunat.
Sipas njoftimit të autoriteteve provinciale, 438 raste me llojin e Afrikës së Jugut tashmë janë konfirmuar plotësisht ose pjesërisht.
Në 176 raste, është kryer sekuencimi i plotë për të konfirmuar llojin e Afrikës së Jugut, në 14 raste është konfirmuar pjesërisht, dhe në 248 raste ekziston një dyshim i bazuar në testin PCR.
Sipas përvojës së deritanishme, siç shtohet, në shumicën e rasteve dyshimi konfirmohet.
Më shumë se 60 për qind e rasteve bien në komunën e Schwaz, 20 për qind në rrethin e Kufstein dhe rreth 11 për qind në zonën e Innsbruck.
Rreth katër për qind bie në kryeqytetin e Tirol Innsbruck, dhe pak më shumë se një për qind në Kitzbühel, Imst dhe Royte, dhe më pak se një për qind në Landeck dhe Lienz.
Dyshimet për infeksionet e llojeve të Afrikës së Jugut, ndërkohë, janë shfaqur në të gjitha komunat e Tirolit./KosovaPress