Në palestrën e sporteve “Karagaçi” në Pejë duke filluar nga ora 11:00 u mbajt turneu ndërkombëtar në xhudo “Judo for Peace”.
Ky turne u organizua nga Federata e xhudos e Kosovës dhe klubi i xhudos “Ippon”, përcjell KosovaPress.
I pranishëm ishte edhe Ekipi Olimpik i Kosovës.
Sipas trajnerit Driton Kuka, ishte një garë e bukur me shumë pjesëmarrës dhe me luftëra të forta e interesante ku mori pjesë edhe Kampioni Aktual Evropian Akil Gjakova si dhe Ekipi Kombëtar Shqiptar./KP