​Ndërron jetë Murat Jashari, i dënuari për plagosjen e Azem Vllasit

- in Lajme

Murat Jashari, i dënuar për tentativë vrasjeje ndaj avokatit Azem Vllasi katër vjet më parë, ka ndërruar sot jetë në QKUK.

Lajmi është bërë i ditur nga avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin e trishtë se klienti im Murat Jashari ka vdekur ne Psikiatrinë Forenzike në Prishtinë. Ndaj dhembjen me familjen Jashari nga Kumanova dhe jam tejet e pikëlluar që i ndjeri Murat për katër vjet qëndroi në paraburgim pa pasur mundësi të ishte me familjen e tij dhe ta shihte edhe një herë Orizaren e tij që e donte aq shumë”, ka shkruar Gashi-Bytyqi./KosovaPress