​Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së Sadik Makolli

- in Lajme

Pas një sëmundje të shkurtër, sot ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së Sadik Makolli.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari në detyrë i OVL-UÇK, Faton Klinaku, përmes një postimi në Facebook.

Klinaku ka thënë se Makolli i takonte organizimeve të hershme ilegale të viteve 80, veprimtar i hershëm i LPK-së, LKÇK-së, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe më herët në OVL UÇK ishte kryetar i degës së Artanës dhe anëtar i Këshillit Drejtues në qendër.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot, me 15.02.2021, nga një sëmundje e shkurtër ndërroj jetë shoku ynë bashkëveprimtar, Sadik Makolli.
Sadiku, i takonte organizimeve të hershme ilegale te viteve 80, veprimtar i hershëm i LPK-së, LKÇK-së, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves, dhe dikur në OVL UÇK ishte kryetar i degës së Artanës dhe i Këshillit Drejtues në qendër.
I qoftë i lehtë dheu mbi varr!/KosovaPress