​NATO nuk do të marrë rolin e SHBA-së në Irak

- in Rajoni dhe Bota

Komandanti i misionit të NATO-s në Irak deklaroi se organizata e tij do të vazhdojë të ofrojë trajnim dhe konsulencë në Irak, por nuk do të marrë rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke folur për Asia TV, gjenerallejtënant Per Pugholm Olsen tha se NATO aktualisht ka një forcë prej mbi 300 vetë në Irak dhe takimet e ardhshme do të përcaktonin se cilat institucione do të marrin konsulencë dhe trajnim.

Duke kujtuar një thirrje të Irakut për të rritur numrin e elementëve të vendosur të NATO-s në vend, ai vazhdoi të nënvizojë se NATO nuk do të marrë rolin e SHBA-së.

Olsen gjithashtu tha se qeveria irakiane po bën çmos për të mbrojtur misionin e NATO-s në Irak nga çdo kërcënim i armatosur.

Në mesin e shkurtit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ministrat e mbrojtjes së organizatës vendosën të dërgojnë deri në 3 500 trupa shtesë në Irak. /Atsh/KosovaPress