Muzetë e Vatikanit do të rihapen më 3 maj me masa më të rrepta antipandemike, njoftoi sot administrata e muzeut.
Masat do të përfshijnë rezervime të detyrueshme, mbërritje pikërisht në kohën e caktuar, maska për fytyrën dhe mbajtjen e distancës një metër, raporton agjencia italiane ANSA.
Ata që nuk i respektojnë masat dhe të cilat do të zbatohen edhe për Kopshtet e Vatikanit, do të hiqen nga muzeu, shtohet në njoftimin e administratës./KP