​Mustafa: Do të jemi ushtarë të misionit të Lumir Abdixhikut

- in Lajme

Delegatët e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ia kanë besuar pozitën e kryetarit Lumir Abdixhikut, ndërkohë kundërkandidati i tij për këtë pozitë, Besjan Mustafa ishte ndër të parët që ia uroi.

Mustafa madje i premtoi se do të jenë besnik të vizionit të LDK-së dhe Abdixhikut.

Mustafa: Do të jemi ushtarë të misionit vizionit të Lumir Abdixhikut

Video

“Unë dua të falënderojë secilin delegatë të këtij Kuvendi për mbarëvajtjen, për përkrahjen e kandidatëve. Lumir urime, suksese. Nga sot mua, Lutën, të gjithë këtu dhe të gjithë anëtarët e LDK-së, na ke ushtarë në misionin dhe qëllimet tuaja dhe të LDK-së”, tha ai.

Përndryshe, Abdixhiku ka marrë 190 vota të delegatëve në këtë Kuvend./KosovaPress