Në konferencën për shtyp të trajnerit Bernard Challandes para ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Kosovës, e vlefshme për kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, pati edhe një polemikë të fortë ndërmjet menaxherit të Kombëtares së Kosovës dhe gazetarit të gazetës spanjolle “AS” Ruben Ares, përcjellë KosovaPress.
Gazetari i këtij mediumi derisa po bënte pyetjen e tij për trajner Bernard Challendes nuk dëshironte ta përmendte emrin e Kosovës dhe për këtë reagoi menaxheri Bajram Shala i cili nuk pranonte që trajneri ta fillonte përgjigjen para se ai të pranonte që pyetja ishte e drejtuar për trajnerin e Kosovës.
Ky ishte debati mes Bajram Shalës dhe gazetarit të “AS”.
Gazetari spanjoll: Cilat ndryshime duhet t’i bëjë Luis Enrique për ndeshjen me Kosovë?
Shala: Pyetja është e drejtuar për?
Gazetari: Për trajnerin
Shala: Për trajnerin e? Sepse ne nuk e kemi parë emrin e kombëtares sonë ne median tuaj kështu që duhet të bëhet e qartë tek trajneri i kujt drejtohet pyetja.
Gazetari: Pyetja është për trajnerin!
Shala: I cili ekip?
Gazetari: Ohh! I Kosovës
Shala: Ahh! Ok mirë./KP
https://fb.watch/4z3GoWHu_o/