Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë Annegret Kramp-Karrenbauer tha sot se sjellja e Rusisë është një sfidë në rritje për Bashkimin Evropian (BE).
Ajo tha se Gjermania duhet të rrisë alokimet për sistemin e mbrojtjes kombëtare në interesin e saj, dhe jo si një “koncesion për Shtetet e Bashkuara”.
“Sfidat po rriten me teknologji të reja, si dhe kërcënime hibride, por gjithashtu si një problem rajonal kur sjellja e Rusisë merret si shembull. Gjermania është shpesh në fokusin e sulmeve që mund të lidhen me Rusinë,” tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, duke përmendur shembuj të pretendimeve të tij, njoftoi TASS.
Zëvendës ministri i Mbrojtjes së Rusisë Aleksandar Grushko tha më 22 mars se vendi i tij ishte i gatshëm për “ndërveprim konstruktiv dhe pragmatik, por vetëm mbi bazën e barazisë dhe respektit të ndërsjellë” në marrëdhëniet me BE dhe forca dhe sanksioni shtesë “absolutisht kundërproduktiv”./KosovaPress