Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas nesër arrin për vizitë zyrtare në Kosovë.
Në orën 14:00, në Aeroportin e Prishtinës, ministri Maas do të pritet nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.
Në orën 17:00, në Ministrinë e Jashtme, ministrja Gërvalla dhe ministri Maas do të zhvillojnë një takim bilateral, njofton Ministria e Jashtme e Kosovës, duke mos dhënë më shumë detaje lidhur me temat e diskutimit./KP