Kryeshefi ekzekutiv i Twitter Jack Dorsey shiti sot mesazhin e parë në rrjetin social për 2.9 milionë dollarë.
“Unë hapa një llogari në Twitter,” thuhej në mesazhin e parë në rrjetin social, të shkruar 15 vjet më parë.
Mesazhi u ble nga sipërmarrësi Sina Estavi nga Malajzia. Në fillim të marsit, Dorsey ofroi të shiste mesazhin e parë në Twitter përmes faqes “Valuables”.
Blerja e një mesazhi nënkupton marrjen e një “certifikate digjitale për ‘tweet’-in unik nisur nga ajo se autori e ka nënshkruar dhe verifikuar atë”, thuhet në faqen e blerjes./KP