​Mënyra e duhur për t’i trajtuar dorëheqjet e punonjësve

- in Lajme

Edhe punëdhënësit më të mirë i largohen punonjësit, sepse arsyet e dorëheqjes janë të shumta. Por, largimi i tyre i përballë punëdhënësit më një sërë pyetjesh.

Si ta tregoj dorëheqjen e punonjësit?

Kush duhet ta dijë?

Kur t’i tregoj punonjësve të tjerë për dorëheqjen?

A duhet të lejoj që punonjësi të dërgojë email lamtumire në bordin e diskutimit të kompanisë, apo për të gjithë stafin e saj?

Çfarë të bëj nëse ai/ajo më kërkon të shkruaj një letër rekomandimi?

Vërejtje: Kur një punonjës ka dhënë dorëheqjen dhe kërkon të largohet, rregulli është që ai ose ajo të njoftojë në takim ballë për ballë. Punëdhënësi duhet menjëherë ta dorëzojë dorëheqjen te departamenti i burimeve njerëzore, për t’u siguruar që është duke i ndjekur procedurat e organizatës të testuara me kohë. As ky punonjës nuk duhet të trajtohet ndryshe, nga punonjësi i kaluar.

Zakonisht këtyre punonjësve u kërkohet që ta shkruajnë një letër dorëheqjeje me datën përfundimtare të punës, Kjo letër e mbron kompaninë nga akuzat e mundshme.

 

Përballja me dorëheqjen e punonjësit

Dorëheqjet e punonjësve gjithmonë shkaktojnë paksa devijime në rrjedhën e punës, megjithatë nëse një punonjës që jep dorëheqje e vlerësoni dhe i kërkoni që të punojë dy javët e fundit, ata mund të bëjnë shumë që atë tranzicion qoftë të vetvetes, qoftë të kompanisë ta bëjnë sa më të suksesshëm. Nga kjo supozohet që ju e keni vlerësuar aq shumë atë punonjës, sa që mendoni që ai do të mbetet një kontribuues i shkëlqyeshëm deri në ditën e fundit. Edhe punonjësit, shumica prej tyre, kur largohen duan ta lënë një përvojë pozitive përpara se të largohen.

Kontributi i tyre i suksesshëm gjatë kësaj kohe lidhet me atë që, ata mund të japin detaje dhe sugjerime të lirshme për projektet në vazhdim. Ndërsa, gjatë kësaj kohe, punëdhënësi duhet të kujdeset ta zgjedhë dikë tjetër në vend të tij. Në një rast ideal punonjësi i ri do të mund të diskutojë me atë të vjetrin për sfidat dhe detajet e punës.

Për më tepër, nëse punonjësi që jep dorëheqje ka përgjegjësi kontakti me klientët, mund t’i njoftojë me personin e ri që do t’i marrë përgjegjësitë.

Njoftimi i anëtarëve të kompanisë dhe klientëve

Për t’i njoftuar punonjësit e tjerë të kompanisë për dorëheqjen e njërit nga kolegët e tyre, më së miri është ta njoftoni departamentin, ku ai punonjës ka punuar përmes ndonjë mbledhjeje. Në atë takim i njoftoni ata se kur është dita e fundit që kolegu i tyre do të jetë me ta.

Në kohëra të tillë mund të kërkoni dhe t’i pyesni punonjësit e tjerë se sa janë të gatshëm t’i kryejnë disa nga detyrat që kolegu i tyre i ka pasur. Punonjësit e tjerë sigurisht që do të dëshirojnë ta dinë afatin kohor për zëvendësimin e punonjësit që largohet. Në përgjithësi, punonjësit e mirë janë të gatshëm për të kryer punë shtesë, ose të punojnë me orë të gjata për ta plotësuar atë boshllëk. Por, ata duhet ta dinë se deri kur do të zgjasë kjo.

Për një punonjës të vlerësuar, dërgoni një email për të njoftuar punonjësit e tjerë menjëherë pas dorëheqjes së atij ose asaj.

Shembull: “Flutura po na lë që të ndjekim mundësi të reja në kompani. Dita e saj e fundit është me 25 mars. Ju lutem bashkohuni me mua për t’i uruar Fluturës sukses të jashtëzakonshëm në përpjekjet e saj të ardhshme! Ne kemi organizuar një koktej lamtumirës për të, kështu që mos mungoni për ta përcjellë Fluturën në mënyrën më të mirë që ajo e meriton!”

Por, përpara se të njoftohen pjesëtarët e tjerë të kompanisë, është mirë të kontaktohet fillimisht punonjësi i dorëhequr, për të parë se çfarë dëshiron dhe çfarë jo, të ndajë me kolegët e tjerë të kompanisë.

Pas dorëheqjes së punonjësve

Shumë nga punonjësit tuaj ndoshta e dinin që dikush po largohet, madje mund ta dinin edhe arsyen përse. Mirësia dhe respekti i treguar nga punëdhënësi, vlerësohet dhe është një mesazh i fuqishëm nga punonjësit e tjerë që janë aty.

Vërejtje: Punëdhënësi duhet patjetër që ta bëj një intervistë dalëse, për t’i kuptuar arsyet e largimit të punonjësit/punonjëses. Po ashtu, në rastet kur punonjësit vetëm se e kanë gjetur një punë të re, nuk është e pëlqyeshme që t’u kërkohet të qëndrojnë edhe nëse po humbasin punonjësin më të mirë të kompanisë. Kjo sepse, ata punonjës që e kanë gjetur një punë janë të përgatitur mendërisht për një periudhë tjetër. Diskutimi dhe zgjidhja e problemeve mund të bëhen në rastet kur punonjësit nuk kanë gjetur ende ndonjë punë. /Akademi Pune/KosovaPress