​Mbyllet pjesa e parë, Kosova në epërsi ndaj San Marinos

- in Sport

Kosova është duke avancuar me rezultat 2:0 pas 45 minutave të para në miqësoren kundër San Marinos në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dy golat e pjesës së parë i realizoi sulmuesi Vedat Muriqi në minutat 28 dhe 45, raporton KosovaPress.

“Dardanët” dominuan në fushë duke krijuar edhe raste të tjera për shënim.

Vlen të përmendet që Besar Halimi e goditi shtyllën në minutën 40./KP