Me moton, “Punëtore e punëtorë të bashkuar kundër shtypjes” dhjetëra qytetarë kanë marshuar në rrugët e Prishtinës, në kuadër të 1 Majit-Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ata kërkuan drejtësi, barazi dhe solidaritet për gjithë punëtorët.
Aktivistja Liridona Sijarina tha se klasa punëtore në këtë vit është më e varfër dhe nëpërkëmbur. Ajo adresoi edhe një padrejtësi, që sipas saj është për gratë punëtore.
Sijarina; Klasa punëtore më e varfër dhe nëpërkëmbur
“Ky maj i këtij viti është duke e gjetur klasën punëtore dukshëm më të ndjeshme, më të varfër dhe nëpërkëmbur. E kjo nëpërkëmbje po vjen prej shtetit dhe politikave të gabuara të cilat asnjëherë nuk po e vejnë në qendër punëtorin, por, po ia bëjnë punën të pasurve…36:20 Gratë punëtore krahas punës në makete, zyra, shkolla, spitale shfrytëzohen dyfish duke punuar në punë të shtëpisë. Punë që nuk i njihet nga tregu dhe ekonomia si punë, por thjeshtë si detyra të shtëpisë të cilat gratë duhet me i performuar vetëm pse janë gra”, tha ajo.
Pjesë e këtij marshi ishte edhe Nexhat Lluminca nga Sindikata e KEK-ut, i cili kërkoi themelimin e Gjykatës së Punës për mbrojtjen e të drejtave të punëtorit.
Lluminica: Kur nuk ka Gjykatë të Punës nuk ka si të mbrohet punëtori
“Kur nuk ka Gjykatë të Punës nuk ka si të mbrohet punëtori. Prandaj kërkojmë urgjentisht të themelohet Gjykata e Punës. Kërkesë tjetër e punëtorëve në Kosovës që të njihet përvoja e punës 1990-1999”, tha ai.
Ndërsa, kryetar i Sindikatës Mbrojtja dhe Siguria, Haki Azemi tha se punëtorët e sektorit privat në Kosovë vetëm janë keqpërdorur.
Azemi; Punëtori vetëm është keqpërdorur
“Punëtori vetëm është keqpërdorur dhe ftojmë publikisht organet e ndjekjes dhe krimit të reagojnë shpejtë sepse ndaj këtyre punëtorëve është bërë krim”, tha ai./E.Zeqiri/KP