Gjiganti anglez ka eliminuar skuadrën e Romës me rezultat të përgjithshëm 8:5.
Skuadra angleze Manchester United është finalisti i parë i Ligës së Evropës, pasi në gjysmëfinale e mposhti skuadrën e Romës, ku brenda 180’ minutave rezultati i përgjithshëm ishte 8:5, përcjell KosovaPress.
“Djajtë e Kuq” pësuan humbje 3:2 sot si mysafirë në stadiumin “Olimpico” kundër Romës, por kjo fitore nuk i mjaftoi “Giallorossëve” që të siguronin biletën për në finalen e këtij kompeticioni.
Në finale, Manchester United do të pres fituesin e ndeshjes Arsenal kundër Villarreal, ku me rezultatin momental 0:0, skuadra spanjolle është shumë pranë kualifikimit./KP