​Lutfi Haziri nderohet me titullin “Anëtar Nderi” i Fondacionit “Papa Clementi XI-Albani”

- in Lajme

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është nderuar nga Fondacioni ndërkombëtar “Papa Clementi XI-Albani” me titullin “Anëtar Nderi” i këtij Fondacioni.

Sipas një njoftimi të Komunës së Gjilanit, Haziri e ka pranuar këtë mirënjohje me urdhër të presidentit të Fondacionit, Zef Bushati, të cilin ia ka dorëzuar dr. Rabit Sadiku, me motivacionin për kontributin e veçantë për paqen dhe sigurinë në regjion.

Kryetari Haziri e ka falënderuar presidentin e Fondacionit ndërkombëtar “Papa Clementi XI-Albani”, Zef Bushati për vlerësimin e lartë që i kanë bërë figurës së tij.

Rr. Knjaz Millosh, Mitrovice veri 10.03.2021 – 19:30. Dy ankues meshkuj kosovarë kane raportuar se në një pompë të derivateve të naftës kanë shkarkuar derivate të porositura në vlerë prej 5363 euro dhe se janë mashtruar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas pranimit të derivateve kishin mbyllur pompën e derivateve dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit i cili ka urdhëruar që derivatet ti kthehen pronarit dhe kundër të dyshuarve të ngritet procedura dhe të ndërmerren masat ligjore. Rasti nën hetime./KosovaPress