​Lloji i ri britanik përbën 17.8 për qind të të gjitha rasteve në Itali

- in Rajoni dhe Bota

Varianti shumë ngjitës i virusit COVID-19, i cili u gjet për herë të parë në Britani, përbën rreth 17.8 për qind të të gjitha infeksioneve të reja në Itali dhe shkalla e infeksionit po rritet në shumë pjesë të vendit, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Numri i vlerësuar i riprodhimit “R” i COVID-19 u rrit në 0.95 nga 0.84 një javë më parë, tha Ministria e Shëndetësisë, ndërsa zyrtarët paralajmëruan se kufizimet e reja do të njoftohen më vonë gjatë ditës për një numër rajonesh.

Shkencëtarët britanikë thanë se varianti, i cili u identifikua për herë të parë në juglindje të Anglisë në fund të vitit të kaluar, është deri në 70% më ngjitës sesa variantet e tjera, dhe rreziku i vdekshmërisë është rreth 30% më i lartë.

“Ndoshta është i destinuar të bëhet mbizotërues (në Itali) në muajt e ardhshëm,” njoftuan sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Italian.

Italia ka regjistruar 92.729 vdekje në lidhje me COVID-19 që nga shpërthimi i saj në shkurt të vitit të kaluar, duke e bërë atë të dytën në Evropë pas Britanisë dhe të shtatën në botë. Vendi ka raportuar 2.68 milionë raste deri më tani./KosovaPress