Gjiganti anglez Liverpool do të jetë pa Fabinhon kundër Leicester City-t, ka konfirmuar trajneri Jurgen Klopp.
Braziliani do të mungojë në derbin e nesërm, pasi ka pësuar një lëndim në muskul të këmbës, përcjell KosovaPress.
“Fabinho nuk do të jetë i gatshëm. Përsëri është një lëndim i lehtë në muskul, kështu që nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme”, tha Klopp në konferencën për media.
Po ashtu, Klopp u pyet nëse Fabinho do të jetë i gatshëm për ndeshjen në Ligën e Kampionëve kundër RB Leipzig, përgjigja e tij nuk u duk pozitive.
“Momentalisht nuk e di, duhet të shikojmë. Sinqerisht nuk e di”, ka shtuar tekniku gjerman./KosovaPress