Pesëmbëdhjetë marinarë turq të rrëmbyer nga piratët në Gjirin e Guinesë muajin e kaluar janë liruar, njoftoi sot televizioni turk TRT Haber.
Rrëmbyesit bënë kontakte me kompaninë e pronarit të anijes dy javë më parë dhe kërkuan një shpërblim, raporton Reuters.
Një anije mallrash që lundronte nën flamurin e Liberisë ishte në rrugën e saj nga Lagos për në Kejptaun kur u sulmua jashtë ishullit të Sao Tome./KosovaPress