​Limaj uron fituesin e zgjedhjeve: Koha për të fajësuar të tjerët ka përfunduar

- in Lajme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar fituesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Limaj tha se do të vazhdojnë të vëzhgojnë punën e atyre qe populli ua besoi votën. Sipas tij, tani më nuk është koha për të punuar, meqë koha për të fajësuar të tjerët ka përfunduar.

Ani pse partia e tij nuk kaloi pragun zgjedhor, Limaj u zotua se në këtë fushatë zgjedhore kanë rikthyer kauzat e popullit shqiptarë në opinionin publik të Kosovës.

Limaj: Uroj fituesit e zgjedhjeve, presim që t’iu përvishen punës

(Video)

“I uroj fituesit e zgjedhjeve besimin që kanë marrë nga qytetarët e Kosovës. Ne të gjithë presim që ata tani ata t’i përvishen punës dhe t’i kthehen punës. Nuk ka asnjë arsyeje, koha për të fajësuar ka përfunduar. Është koha e punës dhe ne do të vëzhgojmë besimin që keni marrë nga populli. Është koha për pune dhe qeverisje stabile”, tha ai.

Tha se ata që kanë votuar partinë e tij, janë vota të shpirtit. Limaj shtoi se partia e tij nuk do të jetë në parlament, por qe kauzat e tyre nuk kanë përfunduar.

Limaj: Nuk do të jemi pjesë e parlamentit, por do të vëzhgojnë të rritet edhe më tej

(Video)

“Këtë radhë Nisma Socialdemokrate nuk do të jetë pjesë e parlamentit. Por në asnjë mënyrë nuk do të ndal zërin fuqishëm të Nismës në kauzën tonë. Ne do të jemi bashkë, ne do të vazhdojmë angazhimin tonë për promovimin e kauzës tonë për promovimin e vlera kombëtare dhe njerëzore. Kosova është mbi të gjitha dhe zëri i juaj, i nga të gjitha pjesët e Kosovës do të vazhdojë të rritet dhe fuqizohet dhe zëri i çlirimtarëve do të vazhdojë të rritet edhe më tej”, ka thënë ai.

Derisa theksoi se kanë rikthyer vlerat kombëtare, Limaj në konferencë për media shtoi se do të jenë zëdhënës i gjithë atyre që kanë besuar “Çlirimtarët”.

Limaj: Do të vazhdojmë të jemi zëdhënësi i fuqishëm i mijëra votuesve

(Video)

“Ne si Nisma do të vazhdojmë fuqishëm në kauzën tonë dhe nuk do të ndalemi. Ne do të vazhdojmë të jemi zëdhënësi i fuqishëm i atyre mijëra votuesve e qindra aktivistëve të Kosovës. Kanë bërë një punë të jashtëzakonshme dhe janë mishëruar me kauzën tonë. Unë ndihem krenar që shumë djemë e vajza të reja të lindur pasluftës në Kosovë sot ndihen çlirimtarë”, ka përfunduar ai.

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj tha se ani pse nuk do të jenë në parlament do të angazhohen për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe për dënimin e gjenocidit në Kosovë. /Sh.Pajaziti/KosovaPress