​Liga Unike, mësohet rivali i Pejës në finale të kësaj gare

- in Sport

Ylli nga Suhareka do të jetë kundërshtari i Pejës në finalen e Ligës Unike të basketbollit.

Në gjysmëfinale Ylli doli triumfues nga ballafaqime me skuadrën Goga Basket të cilën e mposhti me rezultat 86:74, përcjell KosovaPress.

Finalja e këtij kompeticioni ndërmjet Pejës e cila e mposhtu Rahovecin në gjysmëfinalen tjetër dhe Ylli do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 19:00./KP