Kanë mbetur për t’u zhvilluar vetëm edhe dy ndeshje në mënyrë që të kompletohet faza çerekfinale e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21.
Manchester City dhe Real Madridi janë dy skuadrat që e kanë siguruar së fundi kalimin në këtë fazë, përcjellë KosovaPress.
Deri më tani këto janë skuadrat që janë kualifikuar në këtë fazë të Ligës së Kampionëve:
Manchester City, Real Madrid, Borussia Dortmund, Liverpool, Paris-Saint-Germain, Porto.
Ndërkohë nesër do të zhvillohet edhe dy ndeshjet e fundit për t’u kompletuar kjo fazë ku do të ballafaqohen Bayern Munich – Lazio dhe Chelsea – Atletico Madrid./KP