Liga e Kampionëve vazhdon sonte me dy ndeshje interesante.
Njëra nga çiftet çerekfinaliste është ajo mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, ku kjo ndeshje për shumë fansa përkujton edhe finalen e sezonit të kaluar, në të cilën “Bavarezët” triumfuan, përcjell KosovaPress.
Në anën tjetër, skuadra portugeze Porto pret në shtëpi gjigantin anglez Chelsea, ku për shkak të pandemisë Covid-19 ndeshja do të zhvillohet në stadium neutral, në “Ramon Sanchez-Pizjuan” të Sevillas.
Programin e plotë të ndeshjeve në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.
21:00 Bayern Munich – Paris Saint-Germain (Stadiumi Allianz)
21:00 FC Porto – Chelsea (Stadiumi Ramon Sanchez-Pizjuan)/KP