Pas hapjes së vendvotimeve, Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Nëpërmjet një komunikate për media, LDK thonë se procesi zgjedhor ka filluar pa ndonjë problem.
“Lidhja Demokratike e Kosovës njofton se procesi zgjedhor ka filluar dhe ende nuk kemi informacione për probleme eventuale në fillimin e procesit të votimit. Të gjithë komisionerët tanë po japin kontribut për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Lidhja Demokratike e Kosovës i falënderon koalicionin e organizatave vendore që po bëjnë vëzhgimin e zgjedhjeve, si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët janë garant të këtij procesi zgjedhor. Lidhja Demokratike e Kosovës i fton të gjithë qytetarët e Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës do t’ju mbajë të informuar gjatë gjithë ditës”, thuhet në komunikatën e LDK-së./KosovaPress