Xhudistja kosovare mposhti në repesazh italianen Maria Centracchio.
Laura Fazliu do të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, pasi që në ndeshjen e parë, në repesazh e mposhti xhudisten italiane Maria Centracchion, përcjell KosovaPress.
Në rrugëtimin e saj në këtë kompeticion, Fazliu ka shënuar dy fitore, një kundër gjermanes Dena Pohl dhe një kundër holandezes Juul Franssen, ku kjo e fundit është dy herë medaliste e bronztë e botës.
Në ndeshjen e dytë të repesazhit, Fazliu do të përballet me Sanne Vermeer të Holandës./KP