​Lajçak dhe shefi i diplomacisë greke diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

- in Lajme

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias njoftoi në Twitter se ai bisedoi në telefon sot me të dërguarin special të BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Lajçak ndau postimin e Dendias në Twitter dhe falënderoi kreun e diplomacisë greke për “bisedën shumë konstruktive dhe të dobishme”./KP