​Lagarde: BE të zbatojë sa më shpejt planin e rimëkëmbjes

- in Rajoni dhe Bota

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, kërkoi sërish vënien në zbatim sa më shpejt të planit evropian të rimëkëmbjes, në një kohë kur shtetet anëtare po vonohen ta ratifikojnë.

“Plani evropian i rimëkëmbjes, i quajtur “Gjenerata e Ardhshme e BE-së” duhet të bëhet operacional sa më shpejt”, deklaroi presidentja e Bankës Qendrore gjatë një fjalimi virtual para Parlamentit Evropian.

Francezja dërgoi të njëjtin mesazh politik në nëntor, në kohën kur Polonia dhe Hungaria kërcënuan se do të vendosnin veton për këtë plan mbështetje prej 750 miliardë eurosh.

“Sa më shpejt që fondet të jenë në dispozicion, aq më mirë do të jetë”, theksoi gjithashtu Isabel Schnabel, anëtare e bordit ekzekutiv të BQE, në një intervistë për “Les Echos”.

Plani evropian i rimëkëmbjes, miratuar nga 27 vendet e BE-së gjatë një samiti në dhjetor, parashikon një bashkim të borxheve të vendeve anëtare të BE-së./Atsh/KP