Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar Vjosa Osmanin me rastin e zgjedhjes për presidente të Kosovës.
Kjo e fundit në raundin e tretë të votimit sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës mori 71 vota, të cilat ishin të mjaftueshme për të siguruar postin e ri për pesë vjetët e ardhshëm.
“Falënderoj të gjithë deputetët që votuan për të zgjedhur presidentin e ri. Tani kemi përfunduar krijimin e institucioneve tona dhe kemi hyrë në një zonë të re të qëndrueshmërisë dhe prosperitetit për popullin e Kosovës. Urime Vjosa Osmani për zgjedhjen presidente e Kosovës”, ka shkruar Kurti në Twitter./KP