​Kurti tregon detaje nga takimi me Lajçakun për vazhdimin e dialogut me Serbinë

- in Lajme

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka folur sot rreth takimit me të dërguarin evropian për dialogun Mirosllav Lajçak.

Kurti ka thënë se procesi i dialogut me Serbinë duhet të jetë i përgatitur mirë dhe të jetë parimor.

Ai po ashtu ka kërkuar një koordinim sa më të mirë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara rreth zhvillimit të këtij procesi.

Postimi i plotë i Kurtit në Twitter:

Mbrëmë prita Mirosllav Lajçak, EUSR-në për dialogun Kosovë-Serbi, në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai i përcolli urimet e tij më të mira qeverisë së ardhshme dhe unë e informova atë për përparësitë tona kryesore të vendeve të punës dhe drejtësisë.

Ne të dy ramë dakord që dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë dhe parimor. Duhet të jetë transformues dhe transparent, në mënyrë që qytetarët të jenë përfituesit, dhe duhet të jetë një koordinim i mirë transatlantik ndërmjet SHBA dhe Bashkimit Evropian./KosovaPress