Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka dhënë mbështetje kandidaturës së Boiken Abazit për deputet nga radhët e kësaj partie, qendra në Shqipëri, për zgjedhjet e 25 prillit.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se politika nuk përparon pa u thënë e vërteta, dhe se e vërteta për Tiranën do të thuhet nga deputeti Boiken Abazi.
“Politika nuk përparon pa u thënë e vërteta. E vërteta për Tiranën do të thuhet nga deputeti Boiken Abazi. Boikenin e njoh prej më se 15 vjetësh dhe bashkëpunoj me të. Ai është i ndershëm e i qëndrueshëm, i arsimuar mirë dhe studioz, i matur dhe i guximshëm. Boikeni as nuk shitet, as nuk blihet. Prandaj, do ta mbështesim Boikenin dhe do ta çojmë në Kuvendin e Shqipërisë, që ta nisim ndryshimin”, ka shkruar Kurti.
Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani janë tre kandidatët të mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet në Shqipëri./KosovaPress