​Kurti: Ata që dëshirojnë të ishin elitistë më quajnë popullsitë (Video)

- in Lajme

Kritikat ndaj programit qeverisës të dy liderëve opozitarë kryeministri Albin Kurti po i vlerëson të hershme dhe të pasakta.

Emërtimin si popullsitë ndaj tij, kreu i qeverisë tha se po i bëhet nga ata që dëshirojnë të jenë elitistë, kjo sipas tij, është dëshmi se është demokrat.

Kurti: Jam demokrat

Video:

“Ju e keni vërejtur në fjalimin tim një fjali që tregon saktësisht të kundërtën e popullzimit. Unë kam thënë të zgjerojmë klasën e mesme. Popullsitë nuk flasin kështu, ata i referohen popullit dhe kombin si tërësi organike. Jo unë, pra saktësisht e kundërta. Prandaj kur ndonjëri që do dëshironte të ishte elitistë, mua më quan popullsitë ndoshta kjo është një dëshmi që jam demokrat”, tha ai.

Atij në seancën e sotme i reagoi kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se shmangia nga pyetjet konkrete e bëjnë Kurtin popullsitë.

Abdixhiku: Populistët iu shmangen përgjigjet në problemet reale

Video:

“Në çështjen e pyetjeve të ngritura mbi zhvillimin ekonomik, mbi pandeminë, mbi buxhetin kryeministri foli se si nuk është popullsitë se si populli është i ndarë në kategori të ndryshime, foli për klasën e mesme në gjermani. Iu shmangë përgjigjeve, a nuk është kjo se çfarë bëjnë populsitë. T’i shmangen përgjigjet në problemet reale të qytetarëve tanë”, tha ai.

Derisa, kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj i kërkoi Kurtit t’iu tregojë qytetarëve se ka pasur gabim ndaj qasjes së dialogut me Serbinë sa ka qenë në opozitë.

Hoxhaj: Kauzat e shenjta të cilat ju i keni ngritën të kaluarën që nuk i përmendi fare në program

Video:

“Kauzat e shenjta të cilat ju i keni ngritur të kaluarën që nuk i përmendi fare në program dhe temat e politikës brendshme dhe jashtme është mirë t’i thonë qytetarëve se e kam pasur gabim. Tash po ia nis një kaptinë e re për sjelljen ndaj dialogut”, tha ai.

 

Seanca plenare po vazhdon./E.Zeqiri/