Sot do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë ku do të ballafaqohen Skenderbeu dhe Vllaznia.
Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, përcjellë KosovaPress.
Në kampionatin që përfundoi javën e kaluar, ku Teuta u shpall kampion, Vllaznia përfundoi në vendin e dytë me 66 pikë, kurse finalisti tjetër i kupës Skenderbeu u pozicionua në vendin e shtat me gjithsejtë 37 pikë të mbledhura./KP