Kupa e Kosovës vazhdon sot me disa ndeshje në kuadër të kualifikimeve për çerekfinale.
Dje kishte disa rezultate befasuese, ku Llapi mposhti skuadrën e Ballkanit dhe Prishtina arriti të shënoi fitore kundër Dritës, duke siguruar kështu biletat drejt çerekfinales, përcjell KosovaPress.
Ndër ndeshjet më interesante të programit do të jetë ajo ndërmjet Arbërisë dhe Feronikelit.
“Stuhia e Kuqe” pret në shtëpi skuadrën e Feronikelit, ku fituesi do të vazhdojë drejt fazës së çerekfinales.
Programi i plotë:
13:00 KF A&N – Flamurtari (Stadiumi Përparim Thaçi)
13:00 Arbëria – Feronikeli (Stadiumi Sami Kelmendi)
13:00 Istogu – Gjilani (Stadiumi Demush Mavraj)
13:00 Trepça ’89 – Ferizaj (Stadiumi Riza Lushta) /KosovaPress