​Kupa e Kosovës/ Dukagjini eliminon Drenicën, Feronikeli – Prishtina shkon në vazhdime

- in Sport

Është skuadra e Dukagjinit ajo e cila e ka siguruar e para biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, raporton KosovaPress.

Ishte Dushi ai i cili me golin e tij të realizuar në minutën e 76’ e mposhti Drenicën dhe ia mundësoi skuadrës së tij të kualifikohet për më tutje.

Ndeshja tjetër ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës ka shkuar në vazhdime pasi rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë 0-0./KP