​Kualifikimet për në “Katar 2022”, sonte disa ndeshje interesante

- in Sport

Ndeshjet për kualifikime në Botërorin “Katar 2022” do të vazhdojnë sot, ku do kemi rastin të përcjellim disa përballje tejet interesante, ndër to Spanja me Kosovën dhe San Marino me Shqipërinë.

Spanja dhe Kosova do të përballen në kuadër të Grupit B, kurse Shqipëria do të zhvillojë ndeshje si mysafire e San Marinos në Grupin I, përcjell KosovaPress.

Në Grupin B, Suedia kryeson tabelën me gjashtë pikë, e ndjekur nga Spanja në vendin e dytë me katër pikë, vendin e tretë e zë Greqia me një pikë, dhe Gjeorgjia me Kosovën renditen të fundit, ku nuk kanë arkëtuar asnjë pikë.

Në anën tjetër, Anglia zë vendin e parë në Grupin I me gjashtë pikë, Polonia renditet e dyta me katër pikë, aq sa ka edhe Hungaria në pozitën e tretë, në vend të katërt pozicionohet Shqipëria me tre pikë, kurse në dy pozitat e fundit gjenden Andorra dhe San Marino me zero pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve në kuadër të kualifikimeve për në Botërorin “Katar 2022” e gjeni më poshtë.

Grupi B

20:45 Greqia (3) – Gjeorgjia (4) (Stadiumi Toumba)

20:45 Spanja (2) – Kosova (5) (Stadiumi La Cartuja)

Grupi C

20:45 Lituania (3) – Italia (1) (Stadiumi LFF Vilnius)

20:45 Irlanda Veriore (4) – Bullgaria (5) (Stadiumi Windsor Park)

Grupi D

20:45 Bosnja dhe Hercegovina (4) – Franca (1) (Stadiumi Grbavica)

20:45 Ukraina (3) – Kazakistani (5) (Stadiumi NSK Olimpiyskiy)

Grupi F

20:45 Austria (2) – Danimarka (1) (Stadiumi Ernst Happel)

20:45 Moldavia (6) – Izraeli (5) (Stadiumi Zimbru)

20:45 Skocia (3) – Ishujt Faroe (4) (Stadiumi Hampden Park)

Grupi I

20:45 Andorra (5) – Hungaria (3) (Stadiumi Nacional d’Andorra)

20:45 Anglia (1) – Polonia (2) (Stadiumi Wembley)

20:45 San Marino (6) – Shqipëria (4) (Stadiumi Olimpico San Marino)

Grupi J

18:00 Armenia (2) – Rumania (4) (Stadiumi Vazgen Sargsyan)

20:45 Gjermania (1) – Maqedonia e Veriut (3) (Stadiumi Schauinsland-Reisen-Arena)

20:45 Lihtenshtajni (6) – Islanda (5) (Stadiumi Rheinpark)/ KP