Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ambasadorja e Kroacisë në Prishtinë, Danijela Barishiq nënshkruan sot marrëveshjen për 10 mijë doza të vaksinës, të cilat Kroacia do t’i ndajë për Kosovën në përkrahje vaksinimit kundërCOVID-19.
Në këtë drejtim, ministri Vitia ka shprehur mirënjohjen në emër të Qeverisë së Kosovës për bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe mbështetjen konkrete në përballjen me COVID-19.
Ministri Vitia ka njoftuar ambasadoren Barishiq me ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit, mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë COVID-19 dhe sfidat në sistemin shëndetësor gjatë kësaj kohe.
Ambasadorja Barishiq theksoi rëndësinë e zbatimit të masave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik./KP