Në 24 orët e fundit, 1143 persona janë prekur me koronavirus dhe 15 të tjerë kanë vdekur në Shqipëri, ka bërë të ditur sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Nga 4083 testime të kryera më së shumti raste janë konfirmuar në Tiranë 453, Vlorë 110, Kuçovë 58, Fier 57, Sarandë 35, Shkodër 34 etj.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 683 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 53.616 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet COVID: 8 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Patosi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 53-94 vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë vitin e kaluar me koronavirus në Shqipëri janë prekur 88.671 persona, 53.616 janë shëruar, 33.552 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1.503 persona./KosovaPress